FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN PO INVESTON 26 MILIARDË $ NË BIOPRINTIM ORGANESH DHE KSENOTRANSPLANTIM DUKE PËRDORUR DERRA PËR TË ZGJATUR JETËGJATËSINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 minutes ago
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | “Një program i financuar nga shteti synon ngadalësimin e plakjes përmes metodave që variojnë nga bioprintimi i organeve, ksenotransplantimi i derrave në miniaturë dhe ekspozimi ndaj të ftohtit ekstrem.
Kjo supozohet të jetë arma e përdorur nga Presidenti rus Vladimir Putin kundër njërit prej armiqve të tij më të betuar, që është koha”.
Kështu raportoi enti mediatik “Wall Street Journal”, duke vënë në dukje se muajin e kaluar, qeveria ruse njoftoi se shkencëtarët po zhvillonin një terapi gjenetike të projektuar për të ngadalësuar plakjen qelizore si pjesë e iniciativës “Teknologjitë e Reja për Ruajtjen e Shëndetit”, një program prej 26 miliardë $.
Iniciativa, e nisur në vitin 2024, synon të shpëtojë 175 mijë jetë deri në fund të dhjetëvjeçarit, një shifër që, sipas kritikëve, është afër humbjeve të vlerësuara ushtarake ruse në Ukrainë.
Programi përqendrohet në bioprintimin, ose printimin 3D të indeve të gjalla, dhe ksenotransplantimin, i cili përfshin rritjen e organeve të pajtueshme me njeriun brenda derrave miniaturë të modifikuar gjenetikisht.
Studiuesit thonë se kanë bërë përparim në printimin e kërcit njerëzor dhe të një gjëndre tiroide miu, me qëllimin për të arritur zëvendësimin e plotë të organeve deri rreth vitit 2030.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments