FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN FOLI NË TELEFON ME PRESIDENTIN E IRANIT MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN KU THA SE ISHTE GATI PËR TË KONTRIBUAR NË PËRPJEKJET PËR PAQE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | “Presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut të tij iranian Masud (Masoud) Pezeshkian se ishte gati të kontribuonte në përpjekjet e ndërmjetësimit për të arritur paqen në Lindjen e Mesme”.
Kështu njoftoi Kremlini.
“Vladimir Putin theksoi gatishmërinë e tij për të lehtësuar më tej kërkimin e një zgjidhjeje politike dhe diplomatike për konfliktin dhe për të ndërmjetësuar përpjekjet për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, tha Kremlini në njoftimin për shtyp mbi telefonatën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





Comments