FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: DO T'I PËRGJIGJEMI SULMIT ME TË GJITHA MJETET QË KEMI NË DISPOZICION; KJO NUK DO TË THOTË AUTOMATIKISHT PËRDORIM I ARMËVE BËRTHAMORE.

Moskë, Federata Ruse | “Në rast të një sulmi të drejtpërdrejtë ndaj territorit rus, Moska do të përgjigjet me të gjitha mjetet që ka në dispozicion”.
Kështu tha presidenti Vladimir Putin, duke theksuar se kjo nuk do të thotë automatikisht përdorim i armëve bërthamore.
“Letra e dërguar NATO-s ditët e fundit në lidhje me përgjigjen ndaj një kërcënimi të mundshëm ndaj enklavës së Kaliningradit nuk është një kërcënim, por një përgjigje ndaj një përpjekjeje për të kërcënuar Rusinë”, - tha presidenti Putin, duke iu përgjigjur një pyetjeje gjatë konferencës vjetore të Klubit Valdai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments