FEDERATA RUSE | KËSHILLTARI PRESIDENCIAL PËR POLITIKËN E JASHTME JURI (YURI) USHAKOV: PËR HERË TË PARË NË DISA VJET VJEN NJË DELEGACION ZYRTAR AMERIKAN NË FORUMIN E SHËN PETERSBURGUT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 2
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | “Për herë të parë në disa vite, një delegacion zyrtar amerikan i udhëhequr nga Rodni Kuk (Rodney Cook), kreu i Komisionit Amerikan për Artet e Bukura, do të jetë i pranishëm në forum”.
Kështu tha Këshilltari presidencial rus për politikën e jashtme, Juri (Yuri) Ushakov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”.
“Amerikanët nuk kanë qenë të pranishëm në këtë nivel të lartë që nga viti 2017 ose 2018”, shtoi ai.
Përfaqësuesi i Uashingtonit do të flasë në një sesion të forumit të titulluar: “Rusia-ShBA: Një Dialog Kulturash”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments