FEDERATA RUSE | GJENERAL MAJORI NIKOLAI VARPAKHOVIÇ (VARPAKHOVICH) U TENTUA TË VRITEJ ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | “Gjenerali major rus Nikolai Varpakhoviç (Varpakhovich) u qëllua me armë zjarri”.
Kështu u raportua nga entet mediatike vendore.
Ukraina e akuzon atë për urdhërimin e sulmit vdekjeprurës me raketa në Spitalin e Fëmijëve Okhmatdit, në Kiev.
Sulmi ndodhi të enjten në qytetin Engels në rajonin e Saratovit.
Një sulmues i panjohur thuhet se qëlloi dy herë nga një motoçikletë por ai mbijetoi.
Hetuesit rusë pohuan sulmin ndaj një anëtari të shërbimit, por nuk e bënë të ditur emrin e tij; ka nisur një hetim për vrasje në tentativë.
Ai është komandanti i Divizionit të 22-të të Bombarduesve të Rëndë të Forcave Ajrore Ruse.
Njësia është pjesë e degës strategjike të aviacionit me rreze të gjatë veprimi dhe është e stacionuar në Bazën Ajrore Engels.
Nga atje, Rusia operon avionë, përfshirë bombarduesit Tu-95MS, të cilët lëshojnë raketa lundrimi kundër objektivave në Ukrainë.
Vetëm disa ditë para sulmit, shërbimi ukrainas i sigurisë kishte ngritur padi në mungesë ndaj gjeneralit për krime lufte.
Sipas autoriteteve ukrainase, një raketë Kh-101 e lëshuar nga një bombardues rus Tu-95MS goditi spitalin.
Sulmi vrau tre persona, përfshirë një fëmijë dhe një mjek.
Dhjetëra të tjerë u plagosën. Sulmi shkatërroi pjesë të spitalit, duke përfshirë sallat e operacionit, njësitë e kujdesit intensiv dhe zonat e trajtimit të kancerit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments