RUSIA ËSHTË LIDHUR ME 110 OPERACIONE SABOTIMI DHE KRIMINALE NË EVROPË QË NGA VITI 2022.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Rusia është lidhur me 110 operacione sabotimi dhe kriminale në Evropë që nga viti 2022.
Këto përfshijnë zjarrvënie, akte sabotimi, sulme dhe madje edhe tentativa vrasjeje.
Operacione të tilla u regjistruan më shpesh në Francë dhe Poloni, sipas një studimi nga Globsec dhe ICCT.
Autorët e studimit vërejnë se praktikat i ngjajnë metodave të ISIS-it, i cili, rekrutonte në mënyrë aktive njerëz me të kaluar kriminale.
Nga të gjitha operacionet, 89 ishin të suksesshme, ndërsa 21 dështuan.
Kulmi ndodhi në gjysmën e parë të vitit 2024, kur u raportuan zjarrvënie masive në Poloni dhe Lituani, dhe pako shpërthyese u zbuluan në depot e kompanive logjistike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments