FATON HAJRIZI I DYSHUAR SI VRASËS I NJË POLICI SERB U VRA NGA POLICIA SERBE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 19, 2024
- 1 min read
Beograd, Serbi | Zv/kryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç tha se vrasësi i policit është vrarë.
“Pjesëtarët e policisë vranë vrasësin e policit më Loznicë”, tha z. Daçiç.
“Z. Faton Hajrizi, dyshohet se vrau policin Nikolla Krsmanoviç dhe plagosi policin tjetër Vjekoslav Iliç, mbrëmë në Lloznicë.”
Të shtënat me armë kanë ndodhur kur policët gjatë një kontrolli rutinë kanë ndaluar një automjet me targa turke.
Në vend është gjetur një pasaportë e Kosovës dhe një letërnjoftim gjerman në emër të z. Artan Hajrizi.
Kumtohet se z. Faton Hajrizi është përpjekur të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrike, ku prej vitesh fshihen migrantët në pritje të një lidhjeje për të ikur përtej Drinës.
Policia serbe sot në mëngjes e shpalli në kërkim z. Faton Hajrizi si të dyshuarin kryesor për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri, në Loznicë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments