FARAONI I KORRUPSIONIT BAÇ ULAJ PËRLAN 60 MILIONË EURO PËR BYPASIN E TIRANËS PËRMES DY SATELITËVE TË TIJ; PRITET T’A BITISË SI THUMANË-KASHAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 8
- 3 min read

Tiranë, Shqipëri | Dy kompani satelite të Bashkim Ulajt, përfituesit më të madh të fondeve publike, kanë fituar përmes një procedure të dyshimtë tenderin me vlerë rreth 60 milionë euro për bypasin e Tiranës.
Oligarku i familjes Berisha, Bashkim Ulaj, është përfitues i parave dhe pasurive publike me vlerë mbi 3 miliardë euro, përmes tenderave dhe koncensioneve klienteliste, korruptive dhe me letra false, përmes lejeve të krimeve mjedisore për hidrocentrale në zona të mbrojtura, gurore dhe çimentoje, TEC-eve, përmes zgrapjes së rrugëve kombëtare, kullave dhe ndërtimit të rrugëve që janë ndërtuar një herë, si aksi Milot-Thumanë etj.
Ulaj është një nga fijet me të cilat Edi Rama zbut me pasuri publike Familjen Berisha.
Ashtu siç operoi me kompaninë Dh Albania të prestanomes Avdjol Dobi, Bashkim Ulaj po përdor një kartel kompanish duke monopolizuar tenderat e mëdhenj publikë, sigurisht me miratimin e Edi Ramës.
Në rastin konkret, për lotin e parë të rrugës Kashar-Vaqarr është shpallur fituese kompania 4 A-M e Ardit Metaliajt, derivat i oligarkut Bashkim Ulaj.
Oferta fituese është 34 milionë euro.
4 A-M është një kompani e sajuar dhe e kontrolluar nga ‘faraoni’ i zhvatjes së buxhetit të shtetit Bashkim Ulaj.
Për lotin e dytë, u shpallën fituese kompanitë Elmazaj Construction e Shkëlqim dhe Mirel Elmazajt dhe Inc spa e Lucio Maria Perilli dhe Roberto Russo, me ofertë 23.5 milionë euro.
Shkëlqim dhe Mirel Elmazaj, babë e bir, kanë nisur vitet e fundit t’u futen tenderave, ndërsa njihen si lidhje klienteliste e Bashkim Ulajt.
Ky i fundit ka nisur t’i japë punë Elmazajt përmes ish punonjësit të tij, Dritan Agolli në krye të FSHZH, duke e përgatitur për goditje të mëdha nëse 4 A-M-ja i del jashtë kontrollit apo e godet SPAK-u, pasi disa zyrtarë janë kapur nga SPAK për aferat e 4 A-M.
Kompania e ndërtimit Elmazaj Construction është themeluar në vitin 2013 me kapital 100 mijë lekë, ndërsa gjatë pesë viteve të fundit kanë kaluar në llogaritë e saj rreth 9 milionë kryesisht për tenderat që kanë marrë nga Dritan Agolli i ARRSH-së, i cili më parë ka qenë punonjës pranë Gener 2 të Bashkim Ulajt.
Këtë herë, ndoshta edhe nga frika e SPAK, ka një diferencë mes fondit limit 73 milionë euro dhe ofertave fituese.
Por, që të gjitha kompanitë, 4 A-M, Elmazaj Construction Elmazajt dhe Inc spa, ashtu si kompania ‘mëmë’ Gener 2, janë të skeduara për mashtrim me zbatimin e kontratave publike, situacione false, punime skandaloze, madje të rrezikshme, si segmenti Thumanë-Kashar që duhet të prokurohet nga fillimi për shkak të rënies së asfaltit dhe mungesës së ngjeshjes të lidhjes me urat.
Rruga Kashar-Vaqarr, me gjatësi 21.6 km, do të përshkojë pjesën jugore, jugperëndimore dhe perëndimore të Tiranës, duke filluar pranë Qendrës Tregtare City Park në Kashar dhe duke përfunduar në Mullet, në kryqëzim me autostradën Tiranë–Elbasan.
Traseja do të ketë dy korsi në secilën drejtim, një gjerësi prej 10.5 metrash dhe do të lejojë shpejtësi deri në 120 km/h.
Shënim: Autorësia e këtij shkrimi i përket administratorit/eve të faqes së gazetarit hulumtues të ndjerë Kastriot Myftaraj në rrjetin social virtual “Facebook”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































Comments