top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FACEBOOK-u VAZHDON T’I BJERI FYELLIT MË NJË VËRË | NA KËRCËNON SE DO TA MBYLLI FAQEN TONË.

Writer: Erton Duka
Erton Duka
Nov 9, 2023
1 min read

Tiranë, Shqipëri | Tashmë, u bënë tre javë, që faqja e Agjencisë Telegrafike Vox (Voks), në rrjetin shoqëror virtual “Facebook” është nën kufizime të ashpëra nga enti tregtar në fjalë, të cilat, kanë karakter thellësisht subjektiv, dhe janë të palegjitimuara në politikat e komunikimit publik të tij, të cilat kanë si qëllim censurën ndaj medias tonë. Këto kufizime e kanë ulur ndjeshëm numërin e lexuesve mujorë (e llogaritur me 28 ditë) të Agjencisë Telegrafike Vox (Voks) në 28 mijë, nga 132 mijë që ishte në kohën kur u vendosën kufizimet e sipërcituara. Tashmë, që këtyre kufizimeve po u vjen fundi (duhen edhe 6 ditë që ato të shfuqizohen), enti tregtar “Facebook” po na kërcënon sërish me humbje të faqes sonë. Sipas shenjave, faqja jonë do të mbyllet, dhe kjo sepse kemi raportuar mbi aktualitetin ndërkombëtar me paanësi, dhe profesionalizëm gazetaresk. Nqs ndodh të mbyllet, të gjithë Ju, të nderuar/a lexues/e të entit tonë mediatik, jeni të ftuar të na ndiqni në uebin tonë, me adresë elektronike www.007vox.com Aty do të gjeni informacion pa censurë, dhe që nuk i kreh bishtin askujt. Natyrisht, që Ne do të ndërmarrim një fushatë me entet më të fuqishme të menaxhimit të trafikut në rang planetar, për ta sjellë sa më afër Jush adresën elektronike të medias tonë. Faleminderit për mirëkuptimin. Me konsideratë. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page