top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EVROPA RUAJTI IMPORTE REKORD TË GAZIT TË LËNGSHËM NË MUAJIN PRILL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 days ago
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Evropa ruajti nivele rekord të importeve të gazit natyror të lëngshëm (LNG) gjatë katërmujorit të parë të vitit 2026, duke kaluar 50.8 miliardë metra kub”.


Kështu raportoi agjencia ruse e lajmeve “Tass”.


Sipas të dhënave të GIE, kjo strategji synon mbushjen e shpejtë të depozitave përpara dimrit, duke e bërë LNG-në burimin kryesor të energjisë për Bashkimin Europian me një peshë prej 36.2% të furnizimit total.


Në hartën e furnitorëve, gazi norvegjez renditet i dyti, ndërkohë që varësia nga furnizimet lindore (përfshirë gazin rus) ka rënë në nivele minimale prej 4.6%.


Azerbajxhani vijon të kontribuojë me 2.5% të nevojave europiane, duke dëshmuar një ndryshim rrënjësor në arkitekturën e sigurisë energjetike të kontinentit përballë sfidave gjeopolitike.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page