QINDRA CISTERNA NAFTE DHE TRANSPORTUES LNG-je JANË TË BLLOKUAR NË BRIGJET E NGUSHTICËS SË HORMUZIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Otavë, Monarkia Kushtetuese e Kanadasë | “Të paktën 150 anije cisternash nafte, duke përfshirë anije që transportojnë naftë bruto dhe gaz natyror të lëngshëm, kanë hedhur spirancat në ujërat e hapura të Gjirit përtej Ngushticës së Hormuzit”.
Kështu raportoi enti mediatik katarez “Al Jazeera” - duke cituar vlerësimet e agjencisë kanadeze të lajmeve Rojtërs (Reuters) dhe të dhënat e fundit të transportit detar të përpiluara nga platforma “Marine Traffic”.
Dhjetëra anije të tjera ishin të palëvizshme në anën tjetër të ngushticës.
Cisternat janë grumbulluar në ujëra të hapura pranë brigjeve të prodhuesve kryesorë të naftës dhe LNG-së së Gjirit, përfshirë Irakun, Arabinë Saudite dhe Katarin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments