GJERMANI: PROKURORIA FEDERALE HETON PËR SABOTIM TË TUBACIONIT LNG NË SCHLESWIG-HOLSTEIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 5, 2024
- 1 min read
Berlin, Gjermani | Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Federal (GBA) po heton dëmin e pësuar nga tubacioni i gazit të lëngshëm natyror (LNG), që lidh Brunsbuettel-in, me Hetlingen-in, në Schleswig-Holstein, mbi dyshimin fillestar për sabotim.
Kështu raporton e përjavshmja “Der Spiegel”, duke shtuar se përgjatë gjurmës prej 55 kilometrash të gazsjellësit, në të paktën tre pika, janë zbuluar vrima me përmasa afërsisht një centimetër.
Në fund të muajit nëntor të vitit 2023, kompania që menaxhon gazsjellësin, kishte kontaktuar tashmë policinë, për të raportuar dëmin.
Ndërtimi i infrastrukturës filloi në pranverën e vitit 2023, mes protestave të “Ende Gelaende”, një lëvizje e aktivistëve të majtë të klimës.
Aktivizimi i gazsjellësit ishte planifikuar për në fund të vitit të kaluar, por u vonua ndoshta për shkak të dëmtimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments