ETIOPI | SULMET ME DRONË NË KAMPET E REFUGJATËVE VRANË TË PAKTËN 16 VETA.

Oct 30
1 min read
Addis Abeba, Etiopi | “Të paktën 16 veta u vranë në sulme me dronë dhe artileri ndaj një kampi për persona të zhvendosur në rajonin Amhara të Etiopisë”.
Kështu raportuan entet mediatike vendore, duke cituar “Acled”-in, një organizatë e specializuar në monitorimin e konflikteve.
Mes të vdekurve thuhet se janë tre gra shtatzëna, një fëmijë dhe studentë.
Vendi i njohur si “Kampi i Turqisë”, i administruar brenda kampit Jari pranë Haik (Hayq), në distriktin Tehuledere të Uollos (Wollo) Jugor, u godit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments