top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ETIOPI: QEVERIA NJOFTON SE PROJEKTI I DIGËS SË RILINDJES SË MADHE KA HYRË NË FAZËN PËRFUNDIMTARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 5, 2024
  • 3 min read

Adis Abeba, Etiopi | Duke përfituar nga shqetësimet e Egjiptit për luftën e vazhdueshme në Gaza dhe në Sudan, për konfliktin e vazhdueshëm civil në territorin e saj, Etiopia ka nisur procesin e përfundimit të punimeve të ndërtimit në Digës së Madhe të Rilindjes Etiopiane (GERD), e cila, hap rrugën në fillimin e saj për mbushjen e pellgut të pestë.

Sipas asaj që u njoftua në një notë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm etiopian, Demeke Mekonnen, në përfundim të një takimi të komitetit ekzekutiv të Këshillit Kombëtar të Koordinimit të Digave, që u zhvillua dje, në Addis Abeba, shkalla e ndërtimit të digës aktualisht ka arritur në 94.6%.

Ministri Mekonnen më pas lavdëroi popullin etiopian për demonstrimin para gjithë botës se çdo gjë është e mundur duke ofruar pa u lodhur mbështetjen e tyre, dhe duke kryer aktivitete ruajtjeje në pellgun ujëmbledhës.

Më pas, ministri Mekonnen iu kthye fajësimit të Egjiptit për dështimin e negociatave, duke kujtuar se muajt e fundit, janë zhvilluar katër raunde bisedimesh trepalëshe, dhe përsëriti qëndrimin e vendosur të Etiopisë, në konsolidimin e përpjekjeve të saj, për integrimin rajonal dhe zhvillimin reciprok.

Ndërkohë, sipas pamjeve satelitore, të publikuara nga transmetuesi “Al Arabiya”, autoritetet etiopiane kanë nisur procesin e ngritjes së digës nëpër korridorin qendror, dhe derdhjes së betonit, pasi ajo të thahet.

Pamjet nxjerrin në pah edhe praninë e dy ekskavatorëve në punë për herë të parë mbi korridorin qendror, ndoshta me synimin për të bërë fuga, apo lidhje me betonin e ri.

Nga ana tjetër, eksperti egjiptian Abbas Sharaqi konfirmoi për “Al Arabiya” se uji nga diga pushoi së rrjedhuri mbi korridorin qendror më 15 dhjetor 2023, pasi korridori u tha plotësisht pas hapjes së dy portave të kullimit dhe dy turbinave.

Eksperti vuri në dukje se rezerva e ujit në liqenin e digës është ulur me më shumë se një miliard metër kub, kështu që sasia totale e depozitave aktualisht shkon në më pak se 40 miliardë metra kub.

Veprimi i ri etiopian vjen pak ditë pas dështimit të raundit të katërt të negociatave midis tre vendeve të prekura nga projekti GERD (Etiopia, Egjipti dhe Sudani), pasi Ministria Egjiptiane e Burimeve Ujore dhe Ujitjes njoftoi përfundimin e takimit pa rezultatet, duke pasur parasysh këmbënguljen e të njëjtave qëndrime etiopiane, të refuzimit në vitet e fundit, për të miratuar ndonjë zgjidhje teknike dhe ligjore kompromisi.

Ministria egjiptiane deklaroi se tani është e qartë se pala etiopiane është e vendosur të vazhdojë të shfrytëzojë mbulesën e negociatave për të konsoliduar realitetin në terren, dhe për të negociuar me synimin për të marrë një instrument miratimi nga dy vendet e poshtme (Egjipti dhe Sudan), mbi kontrollin absolut të Nilit Blu, pavarësisht nga ligji ndërkombëtar, duke nënvizuar se do të monitorojë nga afër procesin e mbushjes dhe funksionimit të digës”, thuhet në një deklaratë të lëshuar pas takimit.

Kajro e kishte përcjellë më parë dosjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi Etiopia përfundoi mbushjen e saj të katërt shtatorin e kaluar, duke theksuar se veprimet e njëanshme të Addis Abebas në lidhje me mbushjen dhe menaxhimin e digës përbënin një luftë ekzistenciale për Egjiptin, kërcënojnë stabilitetin e tij, dhe përbëjnë një shkelje të vazhdueshme të Deklaratës së Parimeve, e cila, detyron Etiopinë të arrijë një marrëveshje ligjore detyruese, në lidhje me rregullat.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page