ETIOPI: NUK KA MARRËVESHJE PAQEJE NË OROMIA | BISEDIMET NË TANZANI DËSHTUAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 22, 2023
- 3 min read

Addis Abeba, Etiopi | Pas dy javësh bisedime, që filluan me premtime për t'i dhënë fund konfliktit, në rajonin e Oromias, raundi i dytë i bisedimeve, midis qeverisë federale etiopiane, dhe Ushtrisë Çlirimtare Dar es Salaam (Ola), përfundoi pa asnjë marrëveshje.
Në njoftimin e dështimit të bisedimeve, një nga negociatorët e qeverisë, z. Reduan Husein (Redwan Hussein), fajësoi OLA, duke akuzuar grupin për shfaqjen e një qasjeje penguese, dhe duke bërë kërkesa jorealiste.
“Qeverisë i vjen keq për këtë kthesë fatkeqe të ngjarjeve”, shtoi z. Reduan (Redwan).
“Qeveria federale, gjatë këtyre bisedimeve, ishte e motivuar kryesisht nga dëshira për të heshtur armët, dhe për t'i dhënë fund dëmit dhe shkatërrimit të tmerrshëm. (Qeveria) është përpjekur të ndjekë me zell paqen brenda kuadrit të parimeve që kanë udhëhequr përpjekjet e mëparshme të ngjashme, duke përfshirë respektimin e sovranitetit, integritetit territorial ,dhe unitetit të Republikës Federale Demokratike të Etiopisë, dhe respektimin e kushtetutës. Në kuadrin e këtyre parimeve, qeveria është përpjekur të jetë sa më fleksibël, dhe akomoduese. Si për çështjet thelbësore, ashtu edhe për ato procedurale, qeveria u përpoq të gjente zgjidhje të pranueshme reciprokisht, dhe të bënte lëshime në interes të paqes. Mirëpo, për shkak të mospërputhjes së palës tjetër, bisedimet përfunduan pa marrëveshje. Qasja penguese, dhe kërkesat joreale të palës tjetër, janë arsyet kryesore, pse këto bisedime nuk mund të kenë sukses”, tha z. Husein (Hussein) në faqen e tij rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
Në përgjigje, OLA tha se: “Qeveria etiopiane ishte e interesuar vetëm ta bashkonte atë, në vend që të fillonte të trajtonte problemet themelore, që qëndrojnë në themel të sfidave politike, dhe të sigurisë, në dukje të pakapërcyeshme të vendit, dhe u ankua se humbi një mundësi historike për të marrë një kërcim në drejtimin e duhur. Vendi ka nevojë për institucione të pavarura që janë të autorizuara për të qenë të përgjegjshëme, për të fuqizuar publikun, për të përcaktuar fatin e tij, dhe për të hedhur themelet për përdorimin efikas të dhuntive tona njerëzore, dhe natyrore. Ndërsa, pranon se ndërtimi i institucioneve, është një proces i vazhdueshëm, mundësia historike për të ndërmarrë një hap në drejtimin e duhur u humb, sepse, qeveria etiopiane nuk arriti të qëndrojë në rrugën e duhur.”
Të dyja palët janë angazhuar në bisedime në Dar es Salaam, që nga 7 nëntori 2023.
Ndër ndërmjetësuesit e dialogut është edhe Autoriteti Ndërqeveritar për Zhvillim (IGAD), delegacioni i të cilit udhëhiqej në Dar es Salaam nga ish-ministri i Etiopisë; Shtetet e Bashkuara, përmes një delegacioni të kryesuar nga i dërguari i posaçëm për Bririn e Afrikës, Mike Hammer, luajtën gjithashtu një rol kyç në ndërmjetësimin dhe lehtësimin e bisedimeve; Delegacioni etiopian drejtohej nga gjenerali Getachew Gudina, kreu i inteligjencës ushtarake të Forcave Federale të Mbrojtjes (ENDF) dhe zëvendësi i tij, gjeneralmajor Demis Amenu, që përfaqësonte qeverinë. Delegacioni i Oromos u drejtua nga komandanti Kumsa Diriba (i njohur gjerësisht si Jaal Marroo), dhe zëvendësi i tij, Gemechu Regassa, i njohur ndryshe si Jaal Gemechu Aboye.
OLA - të cilën qeveria federale e konsideron një organizatë terroriste - “ka deklaruar vazhdimisht se do të marrë pjesë në negociata vetëm në prani të një pale të tretë të besueshme. Një manifest i shkurtër i publikuar nga grupi në janar të këtij viti thotë se një zgjidhje e qëndrueshme për problemet e shumta, dhe komplekse politike të Etiopisë, mund të rezultojë vetëm nga një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse, që lind nga një proces politik gjithëpërfshirës, që përfshin të gjitha palët e interesuara dhe përfaqësuesit e forcat politike.”
Ola ka luftuar për vite me radhë kundër autoriteteve qendrore në Addis Abeba, për shkak të asaj që e përcakton si shtypje të grupit etnik Oromo.
Konflikti në Oromia është një konflikt i gjatë i cili prej disa vitesh ka vënë në njërën anë Frontin Çlirimtar të Oromos (OLF) - krahu i të cilit është OLA - dhe nga ana tjetër qeveria etiopiane.
Konflikti filloi në vitin 1973, dhe që atëherë ka kaluar nëpër faza të ndryshme me intensitet të ndryshëm.
Një pikë kthese dukej se kishte mbërritur në prill 2018, kur OLF nënshkroi paqen me qeverinë etiopiane - udhëheqja e së cilës, në ndërkohë, ishte udhëhequr nga Abiy Ahmed, i pari Oromo etnik - së bashku me disa grupe të tjera, duke përfshirë Frontin Çlirimtar Ogaden.
Sipas marrëveshjes, udhëheqja e OLF ra dakord të çarmatoste ushtarët e saj brenda 15 ditëve nga mbërritja e tyre në Addis Abeba.
Burrat e stacionuar në Eritrea ranë dakord të çarmatoseshin, megjithatë shumica e atyre në Oromia refuzuan ta bënin këtë.
Si rezultat, një nga udhëheqësit e Oromos, Kumsa Diriba i njohur ndryshe si “Jaal Maro”, u nda me OLF, dhe themeloi grupin Olf-Shene, i njohur gjithashtu si Ushtria Çlirimtare Oromo (Ola).
Që atëherë, luftimet midis ushtrisë federale dhe OLF kanë vazhduar gjatë gjithë vitit 2021, me një intensitet më të ulët, deri në vitin 2022.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






















Comments