ERMAL META PËR DHUNËN SEKSUALE TË NDODHUR NË PALERMO | NJOH VAJZA QË NUK JANË SHËRUAR KURRË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 22, 2023
- 3 min read

Romë, Itali | Z. Ermal Meta ndërhyri sërish në debatin për dhunën seksuale dhe fizike të ushtruar nga bandat në Palermo. Kantautori dhe muzikanti kishte folur tashmë dje për përdhunimin e 19-vjeçares, duke postuar në rrjetin shoqëror virtual Iks (X ), një sërë komentesh, që kishin ndezur një debat të fortë për këtë temë. Njëri prej tyre thoshte: “Atje në burg, nëse shkon ndonjëherë atje, uroj që secili prej jush, qen, të përfundojë nën 100 ujqër, në mënyrë që të kuptoni se çfarë është një #përdhunim i neveritshëm.” Ditën e sotme z. Ermal Meta ka postuar një mesazh të ri në rrjetin shoqëror virtual Instagram mbi temën e përdhunimit të ndodhur në Palermo, mbi pasojat që mund të ketë ajo në jetën e tanishme dhe të ardhshme të një gruaje, dhe mbi dënimin penal për një krim të tillë. “Kur përdhunon një grua, nuk shkakton vetëm dëm fizik që mbetet i jashtëzakonshëm - shkruan Ermal Meta në një postim që doli në profilin e tij në Instagram pasdite. Kur përdhunon një grua vret të ardhmen e saj, besimin e saj tek të tjerët, dhe në jetë, pa atë besim, ju rrezikoni aftësinë e saj për të pasur edhe fëmijë një ditë. Kjo rrezikon të gjithë njerëzimin. #përdhunimi është një krim kundër njerëzimit. Cili është dënimi proporcional për një gjë të tillë?” Postimi i Ermal Metës mori mbi njëzet mijë pëlqime dhe qindra komente në pak më shumë se një orë. Disa prej tyre flasin pikërisht për dënimin më të përshtatshëmpër një përdhunim: “Burgim i përjetshëm, një përdhunues më pak përreth”, shkruan një komentues. “Nuk ka asnjë penalitet proporcional. Ata duhet të vuajnë gjithë jetën të njëjtin trajtim si ndaj vajzës”, shkruan një tjetër. “Dënimi është burg dhe aty duhet të qëndrojnë ata që kryejnë dhunë.” “Duhet t’i edukojmë si fëmijë, para se të bëhen monstruozitete të tilla! Personalisht do t'i dërgoja në burg dhe do t'u hidhja çelësat... Shpresoj vetëm që të ketë drejtësi dhe të mos i shpëtojnë!” Ky është komenti i një gruaje nga Palermo: “Si palermitane më vjen turp që jam bashkëqytetare e këtyre qenieve të papastra. Dhe jo, nuk besoj në asnjë mënyrë në riedukimin e subjekteve, dhe nëse ata besojnë, ata mund ta kuptojnë, vetëm nëse i njëjti krim u bëhet edhe atyre.” Më pas Ermal Meta shtoi: “Njoh njerëz, gra që nuk janë shëruar kurrë nga një përdhunim, që kërcejnë në këmbë sapo dëgjojnë një zhurmë pas tyre, që nuk mund të shkojnë më as në plazh.” “A duam të kursejmë dhe të rikuperojmë një tufë? Ok, jam dakort. Por si të shpëtojmë një vajzë 19 vjecare që tani do të ketë frikë nga gjithcka? Pse ndjejmë përgjegjësi sociale ndaj autorëve, dhe jo ndaj viktimës”? “Nëse ka një formë përgjegjësie kolektive ndaj autorëve, atëherë duhet të përpiqemi të ndihemi përgjegjës, edhe për atë vajzë, dhe për të gjitha viktimat e përdhunimit, sepse, pikërisht atyre u detyrohemi diçka, janë viktimat ato që duhet të ndihmohen, të rindërtojnë jetën e vet.” “Përsa i përket dënimeve shembullore, besoj se ato janë absolutisht të nevojshme për një arsye të thjeshtë: asnjë vepër kriminale nuk ndalet nga frika e riedukimit, por nga ajo e dënimit. Arsimi duhet të punojë përpara se të realizohet një neveri e tillë. Padyshim që të gjithë jemi të garantuar derisa të na bjerë bomba në shtëpinë tonë”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)




















Comments