top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ERGO SALA KAPET NË BRITANI DUKE KULTIVUAR KANABIS | VLERA 375 MIJË PAUND.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 21, 2023
  • 2 min read

Londër, Britani e Madhe | Z. Ergo Sala, me moshë rreth 20 vjeç, i cili banonte në Britaninë e Madhe, në rrugën Hesll (Hessle), në Hallin Perëndimor (West Hull), u kap nga autoritetet britanike të hetimit dhe të ndjekjes penale në brendësi të një objekti ku kultivoheshin bimë narkotike, vlera financiare e të cilave u llogarit në 375 mijë £. Numëri i bimëve narkotike ishte 695. 13 kilogramë bimë narkotike kanabis sativa ishin gati për shitje, vlera e të cilave u llogarit në 125 mijë £. Gjatë intervistimit nga autoritetet britanike, ai nuk bëri asnjë koment, për përfshirjen e tij në veprimtarinë kriminale të lartparashtruar. Ai u përpoq të arratisej nga çatia, por, policia me një plan të mirëorganizuar kishte bllokuar daljet nga objekti me shumë dhoma. Policia i sekuestroi celularin për ekzaminime shkencore, dhe disa peshore elektronike. Gjykata konstatoi se ai nuk fliste anglisht, se nuk kishte lidhje familjare në Britani, se ishte përfshirë në veprimtarinë kriminale të lartparashtruar nga padituria, nga naiviteti, dhe ç’ishte më kryesorja, ai nuk kishte përfituar asnjë kacidhe nga veprimtaria kriminale në fjalë. Pikërisht, mbështetur mbi këto tregues, por edhe mbi faktin se z. Sala nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm penal, autoritetet gjyqësore vendosën të tregoheshin të buta në raportet me të, duke e dënuar me vetëm 9 muaj qëndrimi në një institucion riedukimi për të rinj dhe të reja. Prokurorja Keti Kioko-Gilligen (Cathy Kioko-Gilligan), tha se policia ekzekutoi një urdhër kontrolli në shtëpinë e dyshuar se kryheshin aktivitetete kriminale në orën 8:10 të mëngjesit. Aty kishte një sërë banesash. Ndërsa policia po hynte me forcë, z. Sala u shfaq në çati. Megjithatë, pasi oficerët ishin brenda pronës, i pandehuri u paraqit përpara tyre dhe u arrestua” tha ajo. Banesat u kontrolluan dhe u gjet kanabis në ato ku banonte i pandehuri”, tha prokurorja. Kishte edhe një rritje kanabis në një banesë lart. Banesa e tretë ishte bosh. Energjia elektrike për kanabisin që kultivohej në atë banesë ishte anashkaluar duke u vjedhur nga rrjeti kryesor”, tha prokurorja. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page