ENTI MEDIATIK “WSJ”: RUSIA DËRGOI NËNDETËSE PËR TË SHOQËRUAR CISTERNËN BOSH QË SHBA-ës U PËRPOQËN TA KAPNIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 24 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Rusia ka dërguar një nëndetëse dhe anije të tjera detare për të shoqëruar një cisternë bosh, Bella 1, e regjistruar tani si Marinera në regjistrin rus të anijeve, e cila, është përpjekur t'i shmanget sekuestrimit nga autoritetet amerikane për më shumë se dy javë, fillimisht pranë Venezuelës”.
Kështu raportoi enti mediatik “Wall Street Journal”, duke cituar një zyrtar amerikan.
Roja Bregdetare vazhdon të monitorojë anijen në Atlantikun lindor, ku aktualisht po lundron rreth 300 milje në jug të Islandës duke u drejtuar drejt Detit të Veriut, sipas të dhënave të gjurmimit të AIS.
Rasti po shkakton tensione midis Uashingtonit dhe Moskës, në një kohë kur është duke u zhvilluar maratona diplomatike midis dy vendeve për një armëpushim në luftën në Ukrainë.
Agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters) nuk ishte në gjendje të verifikonte menjëherë përmbajtjen e raportit.
Nga ana e tij, rrjeti ndërkombëtar shtetëror rus “RT” shfaqi një video, që dyshohet se është regjistruar nga kuverta e një anijeje cisternë, në të cilën, shihet një anije e Rojës Bregdetare të ShBA-ës duke e vëzhguar atë.
Në një postim të dytë, enti mediatik “RT” pretendoi se Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të kapnin anijen, e cila, u tha se po shkonte drejt portit rus të Murmanskut, pavarësisht statusit të saj të qartë politik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments