ENTI MEDIATIK “WSJ”: SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO RAPORTOI NË KAPITOL SE PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DËSHIRON TË BLEJË GROENLANDËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | “Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio u tha ligjvënësve se kërcënimet e fundit të administratës kundër Groenlandës nuk tregojnë një pushtim të afërt dhe se qëllimi është blerja e ishullit nga Danimarka”.
Kështu raportoi enti mediatik “Wall Street Journal”, duke cituar njerëz të njohur me diskutimet.
Komentet e Sekretarit Rubio erdhën gjatë një takimi informues nga zyrtarë të lartë të administratës për udhëheqjen e Kongresit mbi operacionin për kapjen e diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro dhe planet e administratës për të ardhmen e vendit.
“Vërejtjet e Sekretarit Rubio pasuan një pyetje nga Udhëheqësi i Minorancës Demokratike në Senat, Çak Shamër (Chuck Schumer), i cili, pyeti nëse administrata Tramp (Trump) po planifikonte të përdorte forcë ushtarake në vende të tjera, përfshirë Meksikën dhe Groenlandën”, tha një nga burimet.
Gjatë informimit, Sekrtarai Rubio minimizoi mundësinë që Shtetet e Bashkuara të mund të pushtonin Groenlandën me forcë, sipas njerëzve të njohur me takimin.
Nuk është e qartë nëse Sekretari Rubio kishte ndërmend të siguronte ligjvënësit, por administrata Tramp (Trump) ka sinjalizuar prej kohësh dëshirën e saj për të bindur Danimarkën të heqë dorë nga kontrolli i Groenlandës, ishullit më të madh në botë.
“Zyrtarët amerikanë dhe evropianë - raporton enti mediatik ‘WSJ’ - thonë se nuk kanë parë shenja se Shtëpia e Bardhë po përgatit një pushtim ushtarak të Groenlandës”.
Senatori republikan Lindsei Grehem (Lindsey Graham), një aleat i fortë i Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) në Kongres, tha se ajo që administrata po bën në Groenlandë ka të bëjë thjesht me negociata.
“Ne kemi nevojë për mbikëqyrje ligjore dhe mbrojtje ligjore për të justifikuar zhvillimin e territorit dhe dërgimin e personelit tonë në terren”, tha ai.
Sondazhet tregojnë se shumica e banorëve të Groenlandës kundërshtojnë bashkimin me Shtetet e Bashkuara.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments