top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ENTI MEDIATIK “WASHINGTON POST”: MOSSADI REFUZOI TË ZBATOJË PLANIN KUNDËR HAMASIT NË DOHA PËR TË PËRDORUR OPERATIVË NË TERREN PËR TË VRARË UDHËHEQËSIT E HAMASIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 13
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Kur Izraeli njoftoi të martën se kishte nisur një sulm ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar, një agjenci sigurie mungonte dukshëm në deklaratat zyrtare: Mossadi.


Kjo për shkak se agjencia e inteligjencës së Izraelit kishte refuzuar të zbatonte një plan të hartuar në javët e mëparshme për të përdorur operativë në terren për të vrarë udhëheqësit e Hamasit”, sipas entit mediatik “Washington Post”, duke cituar dy izraelitë të njohur me çështjen.


Mossadi kishte disa rezerva, nga frika e kompromentimit të marrëdhënieve me Katarin deri te koha e sulmit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page