ENTI MEDIATIK “THE ATLANTIC”: SHBA-ës PLANIFIKOJNË 25 MIJË NJËSI BANIMI NË ANËN IZRAELITE TË RRIPIT TË GAZËS PËR PALESTINEZËT QË NUK KANË LIDHJE ME HAMASIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Administrata Tramp (Trump) synon të ndërtojë strehime të përkohshme për afërsisht 25000 njerëz brenda Vijës së Verdhë, pjesës së kontrolluar nga Izraeli të Rripit të Gazës, të destinuara për palestinezët që nuk kanë lidhje me Hamasin, pas verifikimit nga Shin Bet izraelit”.
Lajmin e raporton enti mediatik “The Atlantic”, duke cituar një zyrtar amerikan dhe një izraelit.
Plani, i quajtur “Komunitete Alternative të Sigurta”, do të ndërtohet në tokë që ka shumë të ngjarë të jetë në pronësi të palestinezëve.
Një zyrtar i lartë i administratës Tramp (Trump) konfirmoi për gazetën se të paktën një komunitet pilot do të ndërtohet pranë Rafah-ut.
“Izraeli ka theksuar se palestinezët e pranuar në komplekset rezidenciale nuk do të lejohen të kalojnë Vijën e Verdhë për t'u kthyer në territorin e kontrolluar nga Hamasi”, shtuan burimet.
Kritikët e projektit kanë frikë se “Komunitetet Alternative të Sigurta” do ta konsolidonin ndarjen e Rripit në dy pjesë, me Vijën e Verdhë si kufi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments