ENTI MEDIATIK “POLITICO”: DREJTORI I BYROSË FEDERALE TË HEMIT (FBI) KASH PATEL RREZIKON TË SHKARKOHET NGA DETYRA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 26
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Drejtori i Byrosë Federale të Hemit (FBI), Kash Patel, rrezikon të shkarkohet nga detyra pasi Sekretari i Luftës Pit Hegsëth (Pete Hegseth) shkarkoi Sekretarin e Marinës me bekimin e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).
Sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, që foli me entin mediatik “Politico” kjo gjë është vetëm çështje kohe.
“Ka disa arsye, por kryesorja është se lajmet negative që qarkullojnë për Kash Patel në javët e fundit nuk paraqesin një pamje pozitive të një anëtari të qeverisë dhe Presidenti Tramp (Trump) është i ngopur”, e thënë kjo sipas tij.
Në fillim të muajit prill, enti mediatik “The Atlantic” botoi një artikull duke cituar akuzat se Drejtori i FBI-së kishte probleme me alkoolin, me disa episode dehjeje të hapur dhe mungesash në shkollë.
Drejtori Patel i mohoi akuzat dhe e paditi revistën për shpifje, por ky nuk është rasti i vetëm.
Në muajin shkurt, enti mediatik “New York Times” raportoi se zyrtari kishte udhëzuar agjentët e Byrosë që të siguronin një detyrë sigurie me kohë të plotë për të dashurën e tij, Aleksis Uillkins (Alexis Wilkins).
Gjatë Lojërave Olimpike Dimërore, një video e Drejtorit Patel duke festuar fitoren e ekipit kombëtar të hokejit me lumenj shampanje qarkulloi në mediat sociale, duke shkaktuar zemërim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments