ENTI MEDIATIK “POLITICO”: PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) KA PËRPILUAR NJË LISTË TË VENDEVE TË KËQIJA DHE TË MIRA TË NATO-s.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 36 minutes ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), ka përpiluar një listë të vendeve të këqija dhe të mira të NATO-s, duke i renditur anëtarët e Aleancës sipas kontributit të tyre në NATO”.
Kështu raportoi enti mediatik amerikan me seli në Bruksel “Politico”.
“Lista u përpilua në lidhje me vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Uashington në fillim të këtij muaji”, tha enti mediatik në fjalë - duke cituar burime evropiane dhe amerikane.
Kjo listë është, pra, një provë e mëtejshme e planit të Presidentit Tramp (Trump) për të ndëshkuar anëtarët e NATO-s që nuk u përmbahen kërkesave të tij.
Ai ka kërkuar vazhdimisht që shtetet individuale të japin kontribute më të mëdha dhe ka kërcënuar me pasoja.
Sekretari i Luftës Pit Hegsëth (Pete Hegseth) tha në muajin dhjetor se:
1- “Aleatët shembullorë që marrin një angazhim, si Izraeli, Koreja e Jugut, Polonia dhe gjithnjë e më shumë Gjermania, shtetet baltike dhe të tjerë, do të gëzojnë favorin tonë të veçantë. Pjesa tjetër, domethënë, aleatët që vazhdojnë të mos kontribuojnë, duhet të presin ndëshkim”.
Nuk është e qartë se cilat mund të jenë pasojat.
Detajet rreth listës dhe planit themelor janë të pakta.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments