ENTI MEDIATIK “NEW YORK TIMES”: SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO UDHËHEQ LUFTËN E RE TË PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) NË AMERIKËN LATINE; EKSPERTI MË I MIRË NË POLITIKAT E RAJONIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 13
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Sekretari i Shtetit Marco Rubio e propozoi veten si një gjeneral i rangut të lartë në luftën që presidenti i Shteteve të Bashkuara ka shpallur kundër organizatave narko-terroriste në Amerikën Latine”.
Kështu thuhet në një artikull të botuar nga enti mediatik “New York Times”, i cili, nënvizon se si asnjë zyrtar i lartë i Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) nuk ka folur më me forcë për fushatën e re kundër grupeve kriminale të Amerikës Latine dhe aleatëve të tyre.
Dhe asnjë këshilltar i lartë i Presidentit Tramp (Trump) nuk ka një përvojë kaq të gjerë në politikën rajonale.
Gjatë 14 viteve të tij si senator republikan nga Florida, Sekretari Rubio ushtroi presion mbi tre qeveri që të hidheshin në ofensivë në rajon.
Bir i emigrantëve antikomunistë nga Kuba para revolucionit, ai ishte i motivuar nga neveria e tij ndaj qeverisë së Fidel Kastros (Castro) dhe aleatëve të saj, veçanërisht Venezuelës dhe Nikaraguasë, qeveritë e të cilave ai i quajti të paligjshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments