top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ENTI MEDIATIK “CHANNEL 12”: IZRAELI DO TË MOBILIZOJË 250 MIJË TRUPA PËR PLANIN E PUSHTIMIT TË GAZËS; STRATEGJIA PËRFSHIN RRETHIMIN E QYTETIT TË GAZËS + TRANSFERIMIN E RRETH NJË MILION BANORËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 10
  • 2 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Forcat e armatosura izraelite kanë marrë urdhër për të mobilizuar afërsisht 250000 trupa për të zbatuar planin e tyre për të pushtuar Rripin e Gazës.


Strategjia, sipas burimeve të informuara për entin mediatik “Channel 12”, kërkon rrethimin e Qytetit të Gazës dhe zhvendosjen e afërsisht një milion banorëve në zona të reja brenda enklavës, me krijimin e 12 pikave shtesë të shpërndarjes së ushqimit.


Shefi i Shtabit, Eial (Eyal) Zamir, pavarësisht se më parë kishte shprehur rezerva në lidhje me qëndrimin e Kryeministrit Benjamin Netanjahu, siguroi se ushtria do ta zbatojë planin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke intensifikuar planifikimin dhe masat për të ruajtur jetën e pengjeve.


Një zyrtar izraelit i sigurisë deklaroi se operacioni, aktualisht pa një datë fillimi, do të jetë gradual dhe mund të përfshijë evakuimin e detyruar të civilëve.


Në frontin diplomatik, ndërmjetësuesi amerikan midis Izraelit dhe Hamasit, Bishara Bahbah, deklaroi se negociatat për armëpushim janë ngecur dhe se, ndërsa kamionët me ndihma vazhdojnë të hyjnë, furnizimet po tërhiqen sapo hyjnë në territor.


Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme nesër për të diskutuar strategjinë e re të Izraelit, ndërsa në terren, raportohen bombardime të reja dhe zjarr artilerie në disa zona të Rripit: të paktën shtatë palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në veri të Nuseirat-it.


Dy civilë të tjerë thuhet se u vranë, sipas burimeve lokale, pasi u goditën nga snajperë ndërsa prisnin ndihmë humanitare pranë urës Uadi (Wadi) të Gazës.


Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova plani i Izraelit për të zgjeruar operacionet e tij ushtarake në Rripin e Gazës do ta përkeqësojë situatën në enklavën palestineze dhe do të ketë pasoja të rënda për të gjithë Lindjen e Mesme.


Zbatimi i vendimeve dhe planeve të tilla, të cilat, provokojnë dënim dhe refuzim, rrezikon të përkeqësojë situatën tashmë jashtëzakonisht dramatike në enklavën palestineze, e cila, tregon të gjitha shenjat e një katastrofe humanitare”, shpjegoi ajo.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page