ENTI MEDIATIK “BILD”: NJË GRUA SHQIPTARE ME MOSHË 28 VJEÇE U GJET E VDEKUR BUZË NJË AUTOSTRADE E VRARË ME ARMË ZJARRI (IDENTITETI NUK I BËHET PUBLIK) | POLICIA ARRESTOI NJË TË DYSHUAR SI VRASËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 11
- 1 min read

Vadern (Wadern), Republika Federale e Gjermanisë | Strukturat vendore të Policisë morën informacion se:
1- Një grua me origjinë kombëtare shqiptare, me moshë 28 vjeçe u vra me armë zjarri - në rrethana që janë ende nën hetim penal paraprak - në datën 5 qershor të vitit 2025.
Enti mediatik gjerman “Bild” ka raportuar në lidhje me këtë ngjarje kriminale të ndodhur në Vadern (Wadern).
Kufoma e saj u gjet pranë një pylli në autostradën mes Hermeskeil-it dhe Nonveilerit (Nonnweiler), të enjten, rreth orës 5:30 të mëngjesit.
Njoftim | Përmes hetimeve intensive, një burrë 34-vjeçar nga Saarland-i u identifikua si i dyshuar.
Policia e Saarland-it e arrestoi atë mbrëmë në lagjen Vadrill (Wadrill) të Vadernit (Wadern), thuhet në njoftimin e autoriteteve gjermane të hetimit penal.




Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments