top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NEWSGUARD: INTERVISTA E PRESIDENTIT IRANIAN MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN ME GAZETARIN AMERIKAN TAKËR KARLSON (TUCKER CARLSON) U PËRDOR PËR TË PËRHAPUR DEZINFORMATA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 12
  • 2 min read
ree

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Intervista e dhënë nga Presidenti iranian Masud (Masoud) Pezeshkian komentatorit konservator amerikan Takër Karlson (Tucker Carlson), e botuar më 7 korrik në faqen e internetit të gazetarit, është përdorur nga mediat kryesore shtetërore iraniane për të rilançuar një seri pretendimesh të rreme dhe të paverifikuara.


Kjo u raportua nga “NewsGuard”, një kompani e specializuar në analizimin e besueshmërisë së burimeve të informacionit, në një verifikim faktesh të botuar vetëm disa orë më parë.


Sipas “NewsGuard”, një nga pretendimet kryesore të rreme që dolën ishte mohimi nga Presidenti Pezeshkian i ekzistencës së ndonjë fetvaje (dekret fetar) kundër Presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump).


Në realitet, “NewsGuard” kujton se më 29 qershor 2025, Ajatollahët Naser Makarem Shirazi dhe Hossein Nouri Hamedani lëshuan dy fetva të veçanta duke e etiketuar Presidentin Tramp (Trump) si “Moharebeh” ose “Armik i Zotit”, një përkufizim që mbart dënimin me vdekje në Iran.


Një deklaratë tjetër e diskutueshme ka të bëjë me sloganin “Vdekje Amerikës”, të cilën Presidenti Pezeshkian e përcaktoi si një dënim të politikave të ShBA-ës dhe jo si një thirrje për dhunë kundër individëve ose autoriteteve.


Megjithatë, thekson “NewsGuard”, interpretimi i tij bie ndesh me deklarata të shumta zyrtare nga Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei, i cili, deklaroi në mënyrë të qartë në vitin 2019 se vdekja për Amerikën do të thotë vdekje për Trampin (Trump), Bolton-in dhe Pompeo-n.


NewsGuard” gjeti gjithashtu të paktën katër pretendime të tjera të rreme të pakontestueshme nga gazetari Karlson (Carlson), duke përfshirë bashkëpunimin e supozuar të plotë të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), mohimin e tij se Teherani ka vrarë ndonjëherë qytetarë amerikanë dhe pretendimin se Shtetet e Bashkuara krijuan Shtetin Islamik (IS).


Sipas znj. Fatima Abo Alasrar, një eksperte e Iranit, e cituar nga “NewsGuard”, shfaqja e Presidentit Pezeshkian në mediat perëndimore përfaqëson për regjimin një fitore propagande që ai kurrë nuk mund ta kishte arritur përmes mediave të tij të brendshme; vlefshmërinë e Perëndimit të rrëfimtarisë (narrativës) rreth qëllimeve paqësore të Iranit.


Intervista mblodhi mbi një milion shikime në YouTube dhe 2 milionë në TikTok në më pak se 24 orë”, sipas “NewsGuard”, dhe u amplifikua gjithashtu nga mediat shtetërore ruse dhe kineze për të përforcuar narrativën se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë përgjegjës për paqëndrueshmërinë globale.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page