ENTI MEDIATIK “AXIOS”: PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN E SHITI IRANIN; I KËRKON QË TË PRANOJË MARRËVESHJEN ME PASURIM ZERO TË URANIUMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 12
- 1 min read
Updated: Aug 10

Moskë, Federata Ruse | “Presidenti rus Vladimir Putin u ka thënë si Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) ashtu edhe zyrtarëve iranianë se ai mbështet idenë e një marrëveshjeje bërthamore në të cilën Irani nuk mund të pasurojë uranium”, thanë burime të njohura me çështjen për entin mediatik “Axios”.
“Rusia - kujton ‘Axios’ - ka qenë mbështetësja kryesore diplomatike e Iranit në çështjen bërthamore për vite me radhë.
Por, ndërsa Moska mbështet publikisht të drejtën e Iranit për pasurim, Presidenti Putin thuhet se ka marrë një qëndrim më të ashpër pas luftës 12-ditore midis Izraelit dhe Iranit.
Sipas tre zyrtarëve evropianë dhe një zyrtari izraelit, Presidenti Putin i ka shprehur mbështetjen e tij për një marrëveshje zero pasurimi si Presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) ashtu edhe zyrtarëve iranianë”.
Një nga burimet tha se Moska ia komunikoi qëndrimin e saj mbi pasurimin Jerusalemit.
“Ne e dimë se kjo është ajo që Putini u tha iranianëve”, tha një zyrtar i lartë izraelit për entin mediatik “Axios”, këmbëngul enti mediatik “Jerusalem Post”.
Presidenti Putin thuhet gjithashtu se ia shprehu qëndrimin e tij Presidentit Tramp (Trump) dhe Presidentit francez Emanuel Makron në dy telefonata të ndara.
“Presidenti Putin do të mbështeste pasurimin zero. Ai i inkurajoi iranianët të angazhoheshin në këtë për t'i bërë negociatat me amerikanët më të favorshme.
Iranianët kanë thënë se nuk do ta marrin në konsideratë”, tha një zyrtar evropian me njohuri të drejtpërdrejtë të bisedimeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments