top of page
E BARDHË SHIRIT.png

I DËRGUARI I POSAÇËM (SPECIAL) I PRESIDENTIT TË SHBA-ës DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) STEVN UITKOF (STEVEN WITKOFF) MBËRRITI NË MOSKË | ULTIMATUMI 10-DITOR SKADON TË PREMTEN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 6
  • 1 min read

Updated: Aug 8

ree

Moskë, Federata Ruse | I dërguari i posaçëm (special) i Presidentit të ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), Stevn Uitkof (Steven Witkoff), mbërriti në Moskë këtë mëngjes.


Agjencia ruse e lajmeve “Tass” raportoi se z. Uitkof (Witkoff) u prit nga përfaqësuesi special i Presidentit rus, Kirill Dmitriev, në aeroportin e Vnukovos.


I dërguari i ShBA-ës do të takohet me udhëheqësit rusë vetëm disa ditë para skadimit të ultimatumit të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) ndaj Moskës për të ndaluar ofensivën e saj në Ukrainë.


Krahu i djathtë i presidentit amerikan për misionet paqeruajtëse, Uitkof (Witkoff) është takuar disa herë me Presidentin Vladimir Putinin, por asnjë nga këto takime nuk e ka çuar presidentin rus të ndryshojë kursin ndaj luftës me Kievin.


Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit kanë parë një rritje të papritur të tensionit që nga java e kaluar, me dërgimin e dy nëndetëseve bërthamore nga Presidenti Tramp (Trump) pas një grindjeje në internet me ish-presidentin rus Dmitri (Dmitry) Medvedev.


Javën e kaluar, udhëheqësi amerikan i dha Rusisë 10 ditë, deri të premten, për të ndaluar ofensivën e saj në Ukrainë ose për t'u përballur me sanksione të reja.


Presidenti Tramp (Trump) kërcënoi posaçërisht të vendoste tarifa dytësore për vendet që vazhdojnë të tregtojnë me Moskën, të tilla si Kina dhe India.


Nesër kemi një takim me Rusinë: do të shohim se çfarë ndodh, do ta marrim atë vendim atëherë”, tha presidenti i ShBA-ës dje.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page