top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MEDIA “AXIOS”: I DËRGUARI I SHTËPISË SË BARDHË STIV UITKOF (STEVE WITKOFF) DO TË TAKOHET ME MINISTRIN IZRAELIT DHE KATAREZ NË SARDENJË PËR TË PËRSHPEJTUAR MARRËVESHJEN MES IZRAELIT DHE HAMASIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 24
  • 1 min read

Updated: Aug 10

ree

Uashington, Amerikë | Takimi midis të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë, Stiv Uitkof (Steve Witkoff), Ministrit të Jashtëm izraelit, Ron Dermer, dhe Kryeministrit të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, në përpjekje për të përshpejtuar një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit mbi armëpushimin në Gaza dhe për çështjen e pengjeve do të zhvillohet sot në Sardenjë.


Gazetari i entit mediatik “Axios”, Barak Ravid, shkruan këtë në rrjetin social virtual Iks (X).


Uebsajti amerikan kishte raportuar më parë se bisedimet do të zhvilloheshin në Romë.


Shtëpia e Bardhë deri më tani e ka konfirmuar udhëtimin e z. Uitkof (Witkoff) në Evropë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page