ENTI MEDIATIK “AXIOS”: DEPARTAMENTI I DREJTËSISË DHE NGA FBI-ja KANË DALË NË PËRFUNDIMIN SE XHEFRI EPSTEIN (JEFFREY EPSTEIN) NUK KISHTE NJË LISTË KLIENTËSH ME TË CILËN KRYENTE SHANTAZH; AI VRAU VETEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 7
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Nuk ka prova që Xhefri Epstein (Jeffrey Epstein) shantazhoi të pasurit dhe të fuqishmit, mbajti një listë klientësh ose u vra”.
“Këto janë përfundimet e hetimit nga Departamenti i Drejtësisë dhe nga FBI-ja”, siç raportohet nga enti mediatik “Axios”.
Administrata Tramp (Trump) do të botojë një video që vërteton se askush nuk hyri në burgun ku ish-financieri u mbajt i ndaluar natën e vdekjes së tij në vitin 2019.
Gjetjet bien ndesh me teoritë e konspiracionit që kanë qarkulluar për vite me radhë dhe të cilat i mbështeste shefi i FBI-së, Kash Patel.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments