top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUSTRALI: VIRXHINIA XHIUFRI (VIRGINIA GIUFFRE) U GJET E VDEKUR: PATI AKUZUAR XHEFRI (JEFFREY) EPSTEININ DHE PRINCIN ENDRJU (ANDREW) TË BRITANISË SË MADHE PËR ABUZIM SEKSUAL KUR ISHTE MINORENE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 26
  • 2 min read

Sidnej, Australi | Znj. Virxhinia Xhiufri (Virginia Giuffre), e cila akuzoi z. Xhefri (Jeffrey) Epstein dhe Princin Endrju (Andrew) për abuzim seksual, kreu vetëvrasje.

 

Këtë e ka bërë të ditur familja e saj.

 

41-vjeçarja amerikane ka vrarë veten në shtëpinë e saj në Australi.

 

Ajo kreu vetëvrasje në fermën e saj pasi ishte viktimë e abuzimit seksual dhe trafikimit gjatë gjithë jetës së saj”, thanë të afërmit e saj.

 

Jo kishte akuzuar miliarderin e ndjerë dhe të turpëruar amerikan Epstein se e kishte përdorur atë si skllave seksi.

 

Princi Endrju (Andrew) i Britanisë, nga ana e tij, i ka mohuar vazhdimisht akuzat penale se ai e kishte abuzuar me të kur ajo ishte 17 vjeçe dhe arriti të shmangte ndjekjen penale duke paguar një pagesë shumëmilionëshe.

 

Në fund të fundit, barra e abuzimit u bë aq e rëndë saqë u bë e padurueshme për Virxhinian”, shtoi familja, duke kujtuar guximin e saj të jashtëzakonshëm dhe shpirtin e dashur.

 

Ajo la pas tre fëmijë: Kristianin (Christian), Noah-un dhe Emilinë (Emily).

 

Avokatja e saj Sigrid McCawley tha se ajo kishte qenë një shoqe e dashur dhe një kampione për viktimat e tjera.

 

Guximi i saj më shtyu të luftoja më fort dhe forca e saj ishte mbresëlënëse”, tha ajo.

 

Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë hetimore për vdekjen e saj.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page