U PUBLIKUA DORA E DYTË E DOKUMENTEVE TË ÇËSHTJES PENALE “EPSTEIN”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 5, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Është publikuar një pjesë e re e dokumenteve për ish-financierin Xhefri Epstein (Jeffrey Epstein), dhe abuzimin e tij seksual ndaj vajzave adoleshente.
Janë publikuar 19 dokumente, për një total prej rreth 300 faqesh, të cilat, konfirmojnë emrat e shfaqur tashmë në dokumentet e publikuara dje, si: z. Bill Klinton (Clinton), Princi britanik Endrju (Andrew), z. Danlld Tramp (Donald Trump).
Dokumentet janë pjesë e padisë së ngritur nga një prej viktimave të z. Epstein, znj. Virginia Giuffre, kundër ish-të dashurës së Epstein, zmj. Ghislaine Maxwell, që besohet të jetë rekrutuesja kryesore e grave të reja dhe të pambrojtura.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments