ENTI MEDIATIK “AL JAZEERA”: NJË FËMIJË NGRIU NGA TË FTOHTËT NË GAZË; VDIQ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Gazë | “Një i porsalindur palestinez ka vdekur nga të ftohtit në Rripin e Gazës”.
E thënë kjo sipas autoriteteve vendore të cituara nga enti mediatik “Al Jazeera”, të cilat, thonë se Izraeli vazhdon të kufizojë hyrjen e furnizimeve për strehim dhe ndihmave të tjera humanitare në enklavë, pavarësisht kushteve të vështira të dimrit.
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gazë tha të martën se foshnja dy javëshe, Mohammed Khalil Abu al-Khair vdiq të martën, pasi u trajtua për hipotermi të rëndë, të shkaktuar nga i ftohti ekstrem që ka përfshirë Gazën.
Enti mediatik “Al Jazeera” raporton se siguria bazë në Gazë është çmontuar në mënyrë sistematike si rezultat i luftës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments