OBSH-ja: 18 NGA 36 SPITALET NË GAZË FUNKSIONOJNË VETËM PJESËRISHT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 2 min read

Gazë | “Përfaqësuesi i Programit Botëror të Shëndetësisë në Territoret Palestineze, Rik Pipërkorn (Peeperkorn) tha se vetëm 18 nga 36 spitalet dhe 43 përqind e qendrave të kujdesit shëndetësor parësor në Gaza funksionojnë pjesërisht”.
Lajmi u raportua nga agjencia palestineze e lajmeve “Wafa”.
Pavarësisht vështirësive të mëdha, Spitali Shifa i Qytetit të Gazës është pjesërisht funksional përsëri.
Z. Pipërkorn (Peeperkorn) deklaroi se Gazë mbetet në mungesë serioze të ilaçeve dhe furnizimeve mjekësore thelbësore, duke përfshirë trajtimin e sëmundjeve të zemrës, transplantet e veshkave, hemodializën dhe kirurgjinë intensive.
“Edhe pse normat e miratimit për furnizime janë përmirësuar, procesi i dërgimit të ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore në Gaza ka mbetur i ngadaltë dhe kompleks pa nevojë.
OBSh-ja u përball gjithashtu me vështirësi të konsiderueshme në sjelljen e reagentëve laboratorikë dhe komponentëve thelbësorë të makinerive në Gazë.
Shumë artikuj u refuzuan sepse u klasifikuan si përdorim i dyfishtë.
Furnizimet mjekësore duhet të marrin autorizim të përgjithshëm për të hyrë në Gazë dhe të dërgohen shpejt për të përmbushur nevojat urgjente”, tha ai.
Është në këtë kontekst që Stuhia Byron goditi Gazën, duke përkeqësuar vuajtjet e familjeve tashmë të zhvendosura.
Mijëra prej tyre u strehuan në zonat bregdetare pa sisteme kullimi ose barriera mbrojtëse.
Vetëm përgjatë bregdetit të Kan Junisit (Khan Younis), mbi 4 mijë njerëz jetonin në zona me rrezik të lartë.
Të paktën dhjetë veta thuhet se kanë vdekur në 24 orët e fundit për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.
Dy foshnje ose fëmijë nën pesë vjeç kanë vdekur gjithashtu nga hipotermia këtë javë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments