ENTI MEDIATIK “AXIOS”: SHTËPIA E BARDHË KRITIKOI ASHPËR KRYEMINISTRIN BENJAMIN NETANJAHU PËR SHKELJEN E ARMËPUSHIMIT NË GAZË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Shtëpia e Bardhë i dërgoi një mesazh privat të ashpër kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, duke theksuar se vrasja e një komandanti të lartë ushtarak të Hamasit gjatë fundjavës përbënte një shkelje të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Presidenti Tramp (Trump)”.
Kështu raporton enti mediatik “Axios”, duke cituar dy zyrtarë amerikanë.
Mesazhi vjen në mes të tensioneve në rritje midis administratës Tramp (Trump) dhe qeverisë Netanjahu mbi fazën tjetër të marrëveshjes për t'i dhënë fund luftës në Gazë dhe politikës më të gjerë rajonale të Izraelit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments