EMËROHET SHEFI I RI I “EULEX”-it NË KOSOVË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 13, 2023
- 1 min read

Bruksel, Beligjkë | Këshilli i Bashkimit Europian emëroi sot një shef të ri, të Misionit të tij për Sundimin e Ligjit në Kosovë, të quajtur shkurtimisht “EULEX”. Gjeneral Major i Karabinierisë italiane Xhovani Pietro Barbano (Giovanni Pietro Barbano) ushtron aktualisht funksionin e drejtorit të Qendrës së Ekselencës për Njësitë e Policisë së Stabilitetit në Viçenza, në Itali, do të zëvendësojë Lars-Gunnar Wigemark, dhe do të ketë një mandat që fillon nga 26 qershor i vitit 2023 deri më 14 qershor të vitit 2025. Përveç vazhdimit të kryerjes së detyrave të tij, misioni i “EULEX”, do të ndihmojë autoritetet e zbatimit të ligjit të Republikës së Kosovës, me qëllim zhvillimin e kapaciteteve të tyre për shkëmbim informacionesh me homologët rajonalë, dhe ata ndërkombëtarë, në fushën e asistencës ligjore dhe të bashkëpunimit në çështjet penale. “EULEX Kosova” e filloi veprimtarinë e tij institucionale në vitin 2008, me statusin e misionit më të madh civil në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bashkimit Evropian, dhe kishte dhe ka endi si mision të ndihmojë autoritetet e Republikës së Kosovës, për të ndërtuar institucione të qëndrueshme dhe të pavarura të sundimit të ligjit, ndihmë e përqendruar ndaj policisë, pushtetit gjyqësor, dhe doganave. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox.

___.png)

















Comments