top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EMIRATI ISLAMIK I AFGANISTANIT U GODIT NGA NJË TËRMET 6 BALLË | MBI 800 TË VDEKUR + 1500 TË PLAGOSUR; BILANCI I PËRDITËSUAR I RAPORTUAR NGA MINISTRIA E BRENDSHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 1
  • 2 min read
ree

Kabul, Emirati Islamik i Afganistanit | Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.0 që goditi një sërë qytetesh në provincën Kunar, pranë qytetit të Jalalabadit në Afganistan, është rritur në mbi 800, sipas një raporti të ri nga autoritetet.

 

Më shumë se 1500 veta janë plagosur.

 

Zyrtarët qeveritarë talibanë u kanë kërkuar organizatave humanitare të ndihmojnë në përpjekjet e ndihmës në zonat e largëta malore të prekura nga tërmeti.

 

Shefi i policisë së provincës Kunar i tha entit mediatik “Bbc” se rrugët që të çojnë në zonë janë të bllokuara për shkak të rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga përmbytjet dhe lëkundjet pas tërmetit.

 

Zyrtarët talebanë thonë se kanë burime të kufizuara dhe po u kërkojnë organizatave ndërkombëtare ndihmë për të siguruar helikopterë për të arritur në zonat e prekura.

 

MJEKU AFGAN: NJË PACIENT ÇDO PESË MINUTA PËR SHKAK TË TËRMETIT.

 

Spitali provincial në Asadabad, kryeqyteti i provincës Kunar të Afganistanit, pranoi një pacient çdo pesë minuta gjatë gjithë natës pas tërmetit të fuqishëm që goditi Afganistanin lindor, duke vrarë të paktën 622 persona dhe duke plagosur 1500 të tjerë.

 

Mjeku kryesor i spitalit, Dr. Muladad, e raportoi këtë, duke vënë në dukje se i gjithë spitali është i mbushur me të plagosur.

 

Sipas mjekut - të cituar nga enti mediatik “Bbc” 188 të plagosur, përfshirë gra dhe fëmijë, janë sjellë në qendrën shëndetësore në orët e fundit, me pacientët të detyruar të shtrihen në dysheme pasi shtretërit mbaruan.

 

Dr. Muladad e përshkroi situatën si një krizë të papritur dhe shpalli një emergjencë spitalore.

 

Sipas Dr. Muladad-it, deri më tani katër trupa janë transportuar në objekt, ndërsa dhjetëra të tjerë janë transportuar në klinika të tjera lokale.

 

Ndërkohë, gati 250 të plagosur janë transportuar në spitalin kryesor në provincën fqinje Nangahar.

 

Tërmeti i së dielës në mbrëmje, me magnitudë 6.0 ballë.

 

Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë të shkallës Rihter goditi Afganistanin lindor të dielën në mbrëmje, në kufi me Pakistanin, sipas autoriteteve vendore.

 

Epiqendra e tërmetit, i cili, ndodhi në orën 23:47 sipas kohës lokale (21:17 GMT) në një thellësi prej 8 kilometrash, ndodhej 42 kilometra nga Jalalabadi, sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-ës.

 

Gazetarët e Agjencisë Franceze të Shtypit (Afp) i ndjenë dridhjet në Kabul për disa sekonda, si dhe në Islamabad të Pakistanit, 370 kilometra larg në vijë ajrore.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page