AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AFGANISTAN | 76 TË VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 21
- 1 min read

Guzarah, Afganistan | “Numri i të vdekurve nga aksidenti i djeshëm rrugor që përfshinte një kamion, një autobus dhe një motoçikletë në provincën Herat, në Afganistanin perëndimor, është rritur në të paktën 76 veta”, sipas guvernatorit të provincës Mohammad Jusuf (Yousuf) Saeedi.
“Shtatëdhjetë e gjashtë veta kanë humbur jetën (...) dhe tre të tjerë (janë) në gjendje kritike”, tha Guvernatori Saeedi.
Autobusi mbante migrantë afganë që ktheheshin nga Irani dhe po shkonte drejt kryeqytetit Kabul.
Shumica e viktimave ishin në autobus, së bashku me dy persona që udhëtonin në kamion dhe dy të tjerë në motoçikletë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments