top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ELON MUSK VIZITON SOT IZRAELIN MES AKUZAVE PËR INKURAJIMIN E ANTISEMITIZMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 27, 2023
  • 2 min read

Tel Aviv, Izrael | Miliardieri Illën Mask (Elon Musk) mbërriti në Izrael, sot, më 27 nëntor 2023.


Në vizitën e tij, z. Mask (Musk) së pari u takua me kryeministrin Netanjahu në kibucin Kfar Gaza, një nga më të prekurit nga sulmi i 7 tetorit 2023.


Ai do të takohet të hënën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog, si pjesë e armëpushimit në luftën midis Izraelit dhe Hamasit.


Gjatë qëndrimit të tij, ai do të diskutojë plejadën e internetit Starlink të SpaceX mbi Izraelin dhe Gazën, e cila, do të mbështesë lidhjet e komunikimit në Gaza me organizatat humanitare të njohura ndërkombëtarisht.


Platforma sociale që z. Musk ka në pronësi që nga viti 2022 ka vërejtur një rritje të antisemitizmit muajin e fundit.


Sipas një raporti të Lidhjes Anti-Defamation, X/Twitter u rrit 919% pas luftës.


Abonentët e verifikuar të X Premium, disa prej tyre të miratuar nga vetë pronari i platformës, kanë fituar miliona shikime në postimet që paraqesin video mashtruese, foto të modifikuara dhe dezinformata të tjera, sipas organizatës jofitimprurëse Media Matters.


Më 28 tetor 2023, pasi lidhja e internetit në Gaza u ndërpre pas inkursionit tokësor të Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF), dhe z. Mask (Musk) tha se do të lidhë Kombet e Bashkuara dhe organizatat humanitare me Starlink, shërbimin e tij satelitor të internetit.


Kundërshtimit të ministrit të Komunikimit, Shlomo Karhi, i cili, paralajmëroi rrezikun që Hamasi të përfitonte nga shërbimi, Musk u përgjigj se do të siguronte që ai të përdorej vetëm për qëllime humanitare.


Por dje, të dielën e 26 nëntorit 2023, ministri Karhi dha miratimin për njësitë satelitore Starlink.


Ministri u shpreh i kënaqur dhe i uroi mirëseardhjen miliarderit amerikan në Izrael.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page