SARKOFAG MONUMENTAL NË PORFIR TË KUQ: U BË PËR TË MBAJTUR ESHTRAT E NJËRËS PREJ VAJZAVE TË PERANDORIT KOSTANDINI I MADH (ME SHUMË MUNDËSI KONSTANDINËS).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 26, 2024
- 1 min read
Vatikan | Ky sarkofag monumental në porfir të kuq u bë për të mbajtur eshtrat e njërës prej vajzave të perandorit Kostandini i Madh, me shumë mundësi Konstantia, e cila vdiq në vitin 354 pas Krishtit, dhe u varros në një mauzoleum në rrugën (via) Nomentana, pranë bazilikës së Shën Anjezës (Agnes).
Midis viteve 1467 dhe 1471 sarkofagu u hoq në Sheshin Shën Marku (Piazza San Marco) në Romë, dhe më vonë, në vitin 1790, u dërgua në Muzetë e Vatikanit mbi një karrocë të tërhequr zvarrë nga 40 qe.
Arkivoli është i zbukuruar në të katër anët me kurora dhe gjethe rrushi, rrotulla të mëdha akantesh dhe kupido që shkelin rrushin.
Dekorimi i vjeljes së rrushit shfaqet edhe në dekorimin e hollë të rafinuar të mozaikut të qemerit të mauzoleumit të Konstancës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































