top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KULTURA PARAINKASE | SARKOFAGËT E KARAJIAS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 16, 2024
  • 1 min read
ree

Lima, Peru | Sarkofagët e Karajias (Carajía) janë sarkofagë jashtëzakonisht të mëdhenj të kulturës para-Inkase, në sitin arkeologjik të Karaijas, në Luginën Utkubamba, që ndodhet 48 km në veriperëndim të qytetit të Çaçapojas (Chachapoyas), në Peru, në Provincën Luya, Rajoni i Amazonas.

Vendi përmban tetë mumie të vendosura në një shkëmb, të referuara nga banorët vendas si “Burrat e Urtë të Lashtë”.

Kultura Çaçapoja (Chachapoya) kishte traditën e mbrojtjes së të vdekurve, dhe i vendosi sarkofagët e tyre në vende të mbrojtura, të vështira për t'u arritur.

Sarkofagët e Karajias janë unikë në zhanrin e tyre për përmasat e tyre të mëdha, deri në 2.50 m të larta, për prodhimin e tyre të kujdesshëm, dhe për faktin se ata mbetën praktikisht të paprekur, për shkak të vendndodhjes së tyre në një luginë me akses të vështirë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page