DËSHMIA E SELAMI BRAHIMIT NË POLICI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 9, 2024
- 1 min read
Lagjja 10 Korriku, Shkodër, Shqipëri | Z. Selami Brahimi u qëllua me armë zjarri në Shkodër.
Akti kriminal ndaj z. Brahimi ngjau në lagjen “10 Korriku”.
Disa veta (aktualisht të paidentifikuar) shtinë me armë zjarri ndaj automjetit tip “Citroen”, ku gjendaj z. Brahimi.
Në lidhje me sulmin e armatosur ndaj tij, z. Brahimit dha në polici deklarimet e mëposhtëme.
“Unë sapo lashë mbesën time tek një punonjës që është afër picerisë. Sapo jam ulur poshtë më kanë qëlluar. Kam shpëtuar për mrekulli, sepse në atë moment jam kthyer, dhe plumbi më kapi fytyrën, sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në kokë. Nuk kam arritur që të shoh asgjë. Nuk kam asnjë problem me askënd, dhe nuk e di kush mund të jenë autorët. Po ashtu nuk kam arritur që të shoh asnjë makinë apo mjet tjetër të autorëve. Nuk kam pasur asnjë kërcënim apo problem, ndaj nuk e kam idenë se kush më ka qëlluar, dhe për çfarë arsye.”
Lajm në përditësim, ...
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


























Comments