top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DËNOHET NË ITALI 4 VITE BURG “LUANESHA” E SHTETIT ISLAMIK | BLEONA TAFALLARI NGA KOSOVA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 23, 2023
  • 1 min read

Romë, Itali | Znj. Bleona Tafallari, është dënuar me 4 vite heqje lirie Itali. 19-vjeçarja me origjinë nga Kosova, ishte pjesë e organizatës terroriste “Luanët e Ballkanit”, ndërsa vetë njihej me nofkën “Luanesha e ISIS”. Znj. Bleona Tafallari, bashkë me bashkëshortin e saj, nga hetimet e kryera nga autoritetet italiane të anti-terrorrizmit rezulton se është pjesë e një grupi fundamentalist islamik, dhe se ishte e indokrinuar aq shumë, sa ishte gati të shkonte për të luftuar në radhët e Shtetit Islamik. Ajo është arrestuar më 17 nëntor 2022, në Itali për terrorizëm ndërkombëtar pas një hetimi të koordinuar nga prokurori Leonardo Lesti. Sipas urdhrit penal të gjykatësit hetues Karlo Otone De Marçi (Carlo Ottone De Marchi), 19-vjeçarja kishte përqafuar radikalizmin xhihadist dhe ishte akomoduar edhe në mesin e të miturve, pa fshehur ambicie për të shkuar dhe për të luftuar në zonat e luftës kundër “armikut perëndimor”. “Do të martohem me një muxhahidin dhe mezi pres të vdes me të e përmbytur me gjakun e perëndimorëve”, shprehej ajo në një telefonatë të përgjuar, ku fliste për personin me të cilin do të martohej. Mesazhet e saj në rrjetin shoqëror “Telegram”, gjithashtu ishin të mbushura me figurina që paraqesnin flamurin e zi të Shtetit Islamik (ISIS), dhe me imazhe e video të prerjeve të kokave dhe mizorive të ndryshme të kryera nga ndjekësit e Kalifatit.

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page