top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DY EMIGRANTË ITALIANË JANË DËRGUAR NË QENDRËN E EMIGRANTËVE “ALLIGATOR ALCATRAZ” NË SHBA-ës | DUKE FOLUR PËR ENTIN MEDIATIK “TAMPA BAY TIMES” NJËRI NGA ATA E PËRSHKROI BURGUN SI NJË KAMP PËRQENDRIMI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 19
  • 3 min read
ree

Romë, Itali | Dy italianë po mbahen në Alligator Alcatraz, qendrën e re të paraburgimit për emigrantët e paligjshëm që ndodhet në kënetat e Floridës, Everglades-in e famshëm të populluar nga aligatorë, krokodilë dhe pitonë, dhe e përshkruar nga njëri prej tyre si një kamp përqendrimi.


Sipas asaj që është mësuar, ata janë italo-argjentinasi Fernando Eduardo Artese, me moshë 63 vjeç, dhe siçiliani Gaetano Kateno (Cateno) Mirabella Kosta (Costa), me moshë 45 vjeç.


Konsullata e Përgjithshme Italiane në Miami dhe Ambasada Italiane në Uashington, D.C., Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar njoftuan se po e ndjekin çështjen me vëmendjen më të madhe, duke mbajtur kontakt të vazhdueshëm me familjet e qytetarëve italianë dhe duke vazhduar të kontaktojnë autoritetet e Imigracionit dhe Doganave për të marrë informacion të përditësuar mbi gjendjen shëndetësore të qytetarëve italianë dhe afatin kohor të pritur për riatdhesimin e tyre.


Z. Artese u arrestua në fund të qershorit pak para se të nisej në një udhëtim me vajzën e tij Karla (Carla) që do t'i çonte ata nga Florida në Kaliforni, dhe më pas në Argjentinë dhe në Spanjë.


Çifti donte të dokumentonte udhëtimin e tyre duke hapur një kanal në YouTube të quajtur “Argentinomade”.


Megjithatë, disa orë para se të largohej, z. Artese u arrestua pranë Jupiter-it, në Florida, me një urdhër arresti që lidhej me një akuzë penale për drejtim automjeti pa leje drejtimi marsin e kaluar.


Vajza e tij Karla (Carla) u tha mediave të Floridës se babai i saj, një emigrant pa dokumente, nuk u paraqit në një seancë gjyqësore pasi mësoi se disa persona ishin ndaluar nga autoritetet e imigracionit ndërsa paraqiteshin para një gjyqtari.


Z. Artese u dërgua më pas në burgun e Qarkut Martin; familja e tij pagoi një garanci prej 250 dollarësh për ta nxjerrë jashtë, por kjo nuk mjaftoi.


63-vjeçari mbahej ende për qëllime imigracioni.


Nuk e kemi parë që nga 25 qershori dhe ai ka qenë në Alkatraz që nga 3 korriku”, tha vajza e tij; ajo tha se babai i saj donte të largohej nga Shtetet e Bashkuara.


Duke folur për Tampa Bay Times, z. Artese e përshkroi burgun si një kamp përqendrimi.


Ata na trajtojnë si kriminelë; është një kërkim për poshtërim. Ne të gjithë jemi punëtorë dhe njerëz që luftojmë për familjet tona”, shtoi ai.


Z. Artese hyri në ShBA-ës nga Spanja pothuajse 10 vjet më parë duke përdorur pasaportën e tij italiane në bazë të një programi 90-ditor për heqjen e vizave, por më vonë e kaloi afatin e vizës.


Familja e tij e ndoqi në vitin 2018: gruaja e tij 62-vjeçare ka një vizë studentore dhe vajza e tij 19-vjeçare mbërriti ligjërisht.


Z. Kosta (Costa), sipas profilit të tij në Facebook, jeton në Florida për disa vite, megjithëse është me origjinë nga Fiumefreddo, Siçili, në Katania (Catania).


Më 3 janar 2025, sipas faqes së internetit të Sherifit të Qarkut Marion, ai u arrestua për posedim droge dhe u lirua disa ditë më vonë.


Më 17 mars, ai u arrestua përsëri dhe u lirua më 22 mars. Nuk është e qartë se kur u dërgua në Floridën qendrore.


Burgu Alkatraz Alligator, ku po mbahen z. Artese dhe z. Mirabella Kosta (Costa), u mbështet fuqimisht nga Presidenti Tramp (Trump) si një mënyrë për të demonstruar kontrollin e tij të hekurt mbi migrantët.


Presidenti e vizitoi atë dhe, ndërsa pranoi se është një qendër kontroverse, theksoi se atij nuk i intereson fare.


Mund të jetë më i fortë se Alkatrazi i vërtetë”, shtoi ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page