top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS | HASAN ZYLFA U ARRESTUA; GRABISTE ME DHUNË VARËSET E FLORIRIT NGA QAFAT E GRAVE DHE TË VAJZAVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 22
  • 1 min read
ree

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Hasan Zylfa, me moshë 29 vjeç.


Njoftim | Si rezultat i punës intensive të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, u finalizua operacioni policor i koduar “July”, për zbardhjen e disa vjedhjeve me dhunë të kryera gjatë muajit korrik.


Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi H. Z., 29 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, për veprën penale "vjedhja me dhunë", bëri me dije policia vendore.


Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:

-më datë 01.07.2025, i ka marrë me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 59 vjeçe;

-më datë 14.07.2025, i ka marrë me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 25 vjeçe;

-më datë 16.07.2025, i ka marrë me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 46 vjeçe.


Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page