PIKA E KALIMIT KUFITAR PORTI I DURRËSIT | MAKSIM LAJTHIA NGA PATOSI U ARRESTUA; KOKAINË + SHISHE ME VERË + 12 MIJË € TË PADEKLARUARA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 16
- 1 min read

Pika e Kalimit Kufitar Porti i Durrësit, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Maksim Lajthia, me moshë 67 vjeç, nga Patosi.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 67 vjeç, banues në Patos, pasi në PKK Port Durrës, në hyrje, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, shishe me verë dhe 12200 euro që ai nuk e kishte deklaruar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments