top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DRITAN REXHEPI (I NJOHUR EDHE SI GRAMOS REXHEPI) U EKSTRADUA NGA TURQIA | LISTA E KRIMEVE ORDINERE PËR TË CILAT AKUZOHET: VIDEO E AKTIT TË EKSTRADIMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 8, 2025
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Një nga krerët e agjenturës shqiptare që vepronte jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, Dritan Rexhepi (i njohur edhe si Gramos rexhepi) mbërrit në aeroportin e Rinasit.

 

Ai u ekstradua ditën e sotme nga Turqia pasi. Nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë ai rezulton i dënuar për disa vepra penale, përfshirë edhe për rrëmbimin, zhdukjen dhe vrasjen e z. Jan Prenga.

 

Njoftim | Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi.

 

45-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, sepse:

 

-Në vitin 2020, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, ''Fshehja dhe asgjësimi i kufomës'', “Trafikimi i lëndëve narkotike”, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

 

Shtetasi Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin G. D., ka urdhëruar rrëmbimin e shtetasit J. P., pasi dyshonte se në vitin 2019, vëllai i shtetasit J. P., kishte vjedhur në Angli, një kontenier me lëndë narkotike në pronësi të 45-vjeçarit dhe bashkëpunëtorit të tij;

 

-Në vitin 2015, Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave" dhe "Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve";

 

-Në vitin 2013, është dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda, me 25 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja me paramendim” dhe "Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Më datë 06.10.1999, në një lokal në Krujë, 45-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin D. K., si dhe ka plagosur pronarin e lokalit, shtetasin R. B., i cili ka humbur jetën më pas, në spital;

 

-Në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, Itali, me 16 vjet burgim, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për trafikim të lëndëve narkotike.

 

Shtetasi Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi është arratisur nga vendi i vuajtjes së këtij dënimi, në Firence. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 13 vjet, 8 muaj dhe 6 ditë burgim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page