top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI KURTAJ; PEQIN | BILBIL HASA (DREJTOR I INSTITUCIONIT TË EKZEKUTIMEVE TË VENDIMEVE PENALE RROGOZHINË) U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; SHTËPI HASHASHI ME 4 MIJË RRËNJË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
Z. Bilbil Hasa
Z. Bilbil Hasa

Fshati Kurtaj, Peqin, Njësia Administrative Gjoçaj, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner të infiltruar në institucionet e Republikës së Shqipërisë strukturat vendore të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Bilbil Hasa, me funksion Drejtor i Institucionit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Rrogozhinë.


Njoftim | Peqin.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Kurtaj” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave.


Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Krimet në Volum në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan.


Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.


Sekuestrohen rreth 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike.


Shpallet në kërkim pronari i ambientit.


Në kërkim edhe përgjegjësi i OSHEE-së për Peqinin, për shpërdorim detyre.


Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit policor të koduar "Kurtaj", ushtruan kontroll në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj.


Gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin kultivuar rreth 4000 bimë kanabis.


Nga veprimet hetimore rezultoi se ambienti është në pronësi të shtetasit B. H., i cili u shpall në kërkim.


Në vijim të veprimeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u shpall në kërkim edhe shtetasi E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.


Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tyre.


Operacioni, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, vijon, ndërsa po punohet intensivisht për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page