GIRO D'ITALIA NË VATIKAN | PAPA LEO XIV-të PËRSHËNDETI DHE BEKOI ÇIKLISTËT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Vatikan | “Dijeni se jeni modele për të rinjtë në të gjithë botën, Giro d’Italia është e dashur jo vetëm në Itali. Çiklizmi është po aq i rëndësishëm sa sporti në përgjithësi”, tha Papa Leo XIV-të duke përshëndetur çiklistët.
“Jeni gjithmonë të mirëpritur, këtu në Vatikan dhe në Kishë”, shtoi ai.
“Shpresoj që të jetë vërtet një ditë e bukur për të gjithë ju. Ju falënderoj për gjithçka që bëni: ju jeni vërtet modele për të rinjtë dhe ashtu siç keni mësuar të kujdeseni për trupin, edhe shpirti qoftë gjithmonë i bekuar.
Jini gjithmonë të vëmendshëm ndaj gjithë qenies njerëzore; trupit, mendjes, zemrës dhe shpirtit.
Urime të gjithëve”, përfundoi Papa Leo XiV-të duke bekuar atletët.

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments